Këngëtari i talentuar i bareve në Tiranë, Mario: E nisa me fizarmonikë, më tej erdhi kitara dhe repertori brenda shijeve të mia

Këngëtari i talentuar i bareve në Tiranë, Mario: E nisa me fizarmonikë, më tej erdhi kitara dhe repertori brenda shijeve të mia

Mario Dorre, këngëtari i talentuar i bareve në kryeqytet me kitarë, tregon se në fillim është marrë me fizarmonikë dhe se gjithçka ka ardhur më vonë.

Në emisionin “Zgjohu me MCN”, Dorre tregoi se kitarën e ka nisur vetë 20 vjeç dhe gradualisht duke ndërtuar një repertor brenda shijeve të tij.

Besoj se dhe gjërat që dëgjoja ishin më tepër të arritshme me kitarë, ka ardhur shumë natyrale.

Të gjithë e kemi nisur me muzikën rock dhe më pas ka ecur gjëja, filloi pak jazz, e gjeta veten shumë te muzika soul. Aktualisht jam dhe mësues muzike.

Lidhur me performancën në lokalet e Tiranës, thotë se bashkëpunimi ka nisur për kënaqësi dhe ka funksionuar.

Ai zbuloi se së shpejti do bëjë një baladë të tijën dhe se aktualisht është duke punuar disa materiale.

Kam ndërtuar një studio të thjeshtë, po eksperimentoj vetë.

Normal që vetë nuk bëhen të gjitha, por kur ke një material të konsoliduar do thërrasësh dikë që është më i zoti.

Kënga e parë normalisht do të jetë një këngë dedikuar dashurisë.

Lidhur me jetën personale, deklaroi se momentalisht është i fokusuar tek karriera e tij, por se ka shumë vajza që e pyesin se ku do jetë javën tjetër dhe e ndjekin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy