Detaje të reja dalin nga vrasja e 40-vjeçarit Etjan Nikulaj në Lezhë. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës, ndërsa nga hetimet rezulton se autorët e kanë vëzhguar objektivin e tyre për dy ditë me radhë. Automjeti i përdorur në vrasje është fiksuar nga kamerat e sigurisë, ndërsa në polici janë pyetur mbi 10 persona.



