Lloja: Dhjetë vitet e fundit kemi rikthim te artizanati, lënda e parë vjen nga jashtë (VIDEO)

Lloja: Dhjetë vitet e fundit kemi rikthim te artizanati, lënda e parë vjen nga jashtë (VIDEO)

Ekspertja e artizanatit, Anisa Lloja thotë se mbi 500 artizanë janë në kontakt me njeri tjetrin prej një viti, duke u rikthyer tek ato gjëra që i kanë pasur dikur.

Dhjetë vitet e fundit kemi një rikthim. Artizanati pas pandemisë po kthehet në hobi por edhe mundësi për të gjeneruar të ardhura dhe mbajtur jetesën.

Gjithë kjo ka vështirësitë e saj. Interesi është jo vetëm i blerësve, i institucioneve, mediave dhe mekanizmave mbështetës, pasi mbështetja nuk ka qenë gjithmonë në nivelin e duhur.

Pjesë e marrëdhënies së mirë, është fakti që po i japim hapësirë, që të njihen të blejnë, në një takim ballë për ballë.

Problem përbën përfshirja e brezave të rinj dhe këtë e tregon çdo artizan. Problemi i dytë është gjetja e lëndës së parë.

Lënda e parë shumë rrallë prodhohet në Shqipëri, rrit kostot dhe ajo që shohim prodhim duket njëlloj, pasi ajo që gjejnë artizanët është e njëjta lëndë dhe copë.

Shumica e atyre që punojnë tani, kanë veprat e dikurshme të restauruara.

Duke folur për “MCN Informacion”, Lloja deklaroi se ka disa panaire tradita për artizanët dhe takime për ta më shumë se sa interes për blerësit.

Sipas saj, materiali që mungon është pjesë e një sistemi që nuk është më.

Ndër të tjera Lloja tha se ka të rinj bashkëkohor që bashkëpunojnë me artizanë që i qëndrojnë bujtinës më tradicionale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy