Arrestohet në Qafë Thanë maqedonasi me rrezikshmëri të lartë

Arrestohet në Qafë Thanë maqedonasi me rrezikshmëri të lartë

Një 35-vjeçar, i dënuar me 10 vite burg për veprat penale “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Prodhim dhe shitje narkotikësh”, është ndaluar nga Policia Kufitare në bashkëpunim me Interpol Tiranën.

Mësohet se autoritetet gjyqësore kroate me vendimin e datës 26.08.2015, e kanë dënuar shtetasin T.J., me 10 vjet burg për veprat penale “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Prodhim dhe shitje narkotikësh”, parashikuar nga Kodi Penal Kroat. Ky shtetas në vitin 2018, është larguar nga vendi i vuajtjes së dënimit.

Njoftimi i policisë:

Qafë Thanë

Policia Kufitare si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe falë bashkëpunimit me Interpol Tiranën, evidenton dhe arreston me qëllim ekstradimi një shtetas maqedonas me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjyqësore kroate.

Ndalohet një 35-vjeçar, i dënuar me 10 vite burg për veprat penale “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Prodhim dhe shitje narkotikësh”.

Në kuadër të masave të shtuara dhe analizës së riskut, shërbimet e Policisë Kufitare të Qafë Thanës, gjatë përpunimit të detajuar të dokumentacionit në hyrje të Republikës së Shqipërisë, të shtetasit T. J., konstatuan se autoritetet gjyqësore kroate me vendimin e datës 26.08.2015, e kanë dënuar këtë shtetas me 10 vjet burg për veprat penale “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Prodhim dhe shitje narkotikësh”, parashikuar nga Kodi Penal Kroat. Ky shtetas në vitin 2018, është larguar nga vendi i vuajtjes së dënimit.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë në bashkëpunim me specialistët për hetimin e krimit, krimit të organizuar dhe krimeve të rënda në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar T. J., 35 vjeç, banues në Gostivar, Maqedoni e Veriut.

Materialet në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy