Kryeministri Rama u ndal sot në Shkodër për dëgjesën publike të radhës. Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët shkodranë, Rama u ndal edhe në punën e bashkisë dhe kryebashkiakes Voltana Ademi, për të cilën qytetarët shfaqën ankesa.
“Për sa i përket bashkisë, ju e dini mirë se çfarë mendoj unë. Vota vlen dhe është pikërisht vota ajo që ta bën oborrin park. Voltana është rezultat i votës. Edhe Lali Eri është rezultat i votës. Votuan në Tiranë atë që duhet dhe tani i gëzojnë rezultatet edhe socialistët edhe demokratët”, tha ai.
"Më me PD se kryetari i Bashkisë së Tropojës nuk është Voltana. Ai di të bëjë projekte, të mbështesë qytetarët e vet. Me Voltanën është njësoj sit ë flasësh me murin", shtoi ai.
Ndërkohë, një prej të pranishmëve në takim reagoi duke folur nga vendi, por Rama kërkoi larimin e tij. “Mos na detyro të të përcjellim. Mungesa e edukatës nuk është argument”, tha Rama.



