Samiti i Brdo-Brijunit në Tiranë/ Sot nis me konferencën për media Mogherini- Rama

Samiti i Brdo-Brijunit në Tiranë/ Sot nis me konferencën për media Mogherini- Rama

Sot dhe pasnesër në Tiranë do të mbahet samiti i Brdo-Brijunit, që zhvillohet që nga viti 2010 në secilën prej shteteve anëtare. Këtë vit liderët e Ballkanit Perëndimor do të mblidhen në Tiranë, në datat 8-9 maj me organizim  të Presidentit Ilir Meta.

Në këtë Samit, që përkon me Javën e Europës do të jetë edhe presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiç dhe ai i Kosovës, Hashim Thaçi. Pjesë e samitit do të jetë edhe shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Mogerini. Gjatë samitit, liderët e Ballkanit Perëndimor pritet që të kenë takime edhe me kryeministrin Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë të lartë të vendit.

Ndërkohë siç bëhet e ditur nga Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, ajo do të presë me protesta Presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe kreun e serbëve të Bosnjes, Milorad Dodik. "Ata të dy janë dy politikanë udhëheqës me të kaluar dhe të tashme kriminale, s’kanë shprehur asnjë pendesë për krimet e Serbisë, mohojnë masakrat e luftës. Vuçiç dhe Dodik janë persona 'non grata' në Shqipëri" deklaruan ata.

Përfaqësuesja e lartë për politikë të Jashtme në BE, Federica Mogherini mbërrin sot në orën 16.30, ku do të pritet nga  Kryeministri Edi Rama. Pas takimit do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.

Axhenda e samitit

E enjte, 9 maj 2019

Ceremonia zyrtare e mirëseardhjes

09:00 – 09:20 Mbërritja e kryetarëve të delegacioneve dhe miqve të nderit

Liderët priten nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, Presidentja e Republikës së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarovic dhe Presidenti i Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor.

09:20 - 09:30 Foto familjare

09:30 – 11:30 Takimi plenar/ Moderohet nga Grabar-Kitarovic dhe Pahor. Fjala e hapjes nga organizatori i samitit, Ilir Meta

11:40 – 12:10 Konferenca e përbashkët për shtyp

President i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta

Presidentja e Republikës së Kroacisë, Kolinda Grabar- Kitarović

Presidenti i Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor

Të ftuarit e nderit

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy