Djegia e pallatit/ Lala: Fasada ndikoi në përhapjen e shpejtë të zjarrit, materiale të dyshimta në ndërtim

Djegia e pallatit/ Lala: Fasada ndikoi në përhapjen e shpejtë të zjarrit, materiale të dyshimta në ndërtim

Zjarri masiv që përfshiu një pallat 12-katësh të “Arlis” pranë QSUT-së ka ngritur shqetësime mbi cilësinë e materialeve të përdorura në ndërtim dhe funksionimin e fasadave të godinave.

 

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, tha se akt-ekspertiza pritet të përcaktojë shkaqet dhe pasojat e zjarrit, ndërsa ngriti disa dyshime mbi mënyrën e përhapjes së flakëve.

 

Ka dyshime të arsyeshme se ka rënë në katin e parë në një market dhe për shkak të materialeve të përdorura për fasadën ka patur përhapje të menjëhershme. 

Është shpallur në kërkim biznesmeni Armand Lilo, personazh që ka ndërtuar në pjesën më të madhe të Tiranës. Po kryhen akt ekspertime. Është përdorur material jo i certifikuar.

Ka patur problematika me shtesat e pallatit, leja është marrë ndryshe, rrugës ka patur shtesë të lejes, është bërë legalizim.

Ka të bëjë edhe me momentin e ndërhyrjes, ka patur problematika sa i përket zjarrëfikëses edhe pse autoritetet nuk e pranojnë një gjë të tillë. U desh 15-20 min që të futej zjarrëfikëse.

Janë ndaluar administratori, inxhinier dhe administratorja e marketit.

Është Big Market në katin e parë dhe është arrestuar administratorja. Për mua arrestimet janë shumë të nxituara.

Tentativat për ta banalizuar janë të mëdha. Ka shumë probleme kjo histori. Kur kemi ndërtime me cilësi skandaloze… Për të marrë në dorëzim kur mbaron një pallat, duhet certifikuar, kalon në disa faza. Në rastin konkret, Arlis ndërtim ka dalë jashtë lejes së ndërtimit. 

Arrestimet mund të jenë të nxituara, ndërsa se në disa raste ndërtimet me cilësi të dobët dhe devijimet nga lejet e ndërtimit mund të kenë ndikuar në përhapjen e shpejtë të flakëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy