
Drejtuesi i Strukturës së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Klodjan Braho, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku thekson se lufta ndaj krimit të organizuar do të mbetet një nga prioritetet kryesore të institucionit që ai drejton.
Në reagimin e tij, Braho nënvizon se SPAK do të vijojë punën për të goditur jo vetëm grupet kriminale, por edhe çdo zyrtar publik që mund të ketë rol në mbështetjen apo lehtësimin e aktiviteteve të tyre.
“Ne do të vijojmë të godasim me forcën e ligjit krimin e organizuar, si dhe çdo funksionar publik që bashkëpunon apo lehtëson veprimtarin e krimit të organizuar”, shkruan Braho.



