
Mediat angleze shkruajnë për uljen e numrit te emigranteve te paligjshëm që futen në Britani, duke përfshirë këtu numrin e lartë të shqiptarëve që kalojnë La Manshin.
Gazetari shqiptar në Angli, Ervin Gjonaj, i ftuar në “MCN live”, numëroi sot disa nga shkaqet që çuan së fundmi në uljen e numrit të emigrantëve shqiptar.
Kushte që kanë ndikuar në uljen e emigranteve, janë kushte atmosferike numër një, për arsye të motit, dhe për shkak të shtimit të kontrollit në kufirin me Francën. D
ëshira për të emigruar e shqiptarëve është e madhe. Unë kam ardhur me disa tv britanike për të bërë dokumentar dhe kemi parë një dëshirë për të emigruar, mënyrat janë ato çfarë njerëzit duhan të analizojnë dhe emigrojnë në Britani.
Fakti tjetër se pse ka rënie, ka një farë qasje tjetër të shqiptarëve se çfarë po ndodh për të emigruar dhe një numër i kthimit të emigrantëve. Ka një numër që janë pajisur me dokumentacione, ose leje qëndrimi, ose të kthyer.
Mes tjerash Gjonaj, thotë se në tre muaj janë riatdhesuar rreth 1 mijë persona, teksa nuk pranohet më azili politik për shqiptarët.
Në këtë tremujor janë kthyer gati 1 mije persona, disa janë kthyer vullnetarisht, i është parashtruar emigrantit që nëse do të insistosh te azili politik do të shkosh në Ruanda, ose nëse e tërheq azilin, do të riatdhesohesh në Shqipëri.
Me shqiptarët është një forme tjetër e komunikimit nga ana Zyrës ë Emigracionit, është formë e prere, ti mund të aplikosh, por nuk do të të jepet, sepse konsiderohemi si vend i sigurte, nuk klasifikohemi për azil politik, duhet të ketë forma atë tjera që duhet të emigrojnë.
Te ky kthim i shqiptarëve në vendin e origjinës ka ndikuar dukshëm edhe marrëveshje mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe, e cila i mundëson shtetit britanik për të ulur në të ardhmen numrin e 20 mijë shqiptarëve në një numër të reduktuar.
Pjesa e përgjegjësisë së Britanisë sa i përket të gjithë këtyre konventave dhe të refugjatëve apo të emigrantëve, marrëveshja mes dy qeverive, i lehtëson shumë Britaninë për të kryer këto lloj veprime,
Për personat psh qe ka gjakmarrje, ka prova qe i rrezikohet jeta, apo edhe profile pafund, këto janë vendime të vendos Gjykata. Problematika tjetër që është që britaniket mendojnë se kanë rreth 20 mijë shqiptarë të ardhur këto 2-3 vite të fundit, dhe këtë numër ata duhan të reduktojnë dhe ta çojnë në shifra të vogla falë marrëveshjes që kanë bërë më shqiptarët dhe kjo jep Britaninë një formë të drejte që ti anashkaloj disa ligje të Konventave të Refugjateve.
Megjithëkëtë, për gazetarin Gjonaj, bazuar në një dokumentar që kanë bërë më mediat britanike, shkaqet e numri të lartë të emigrimit të shqiptarëve kryesohen nga kushtet ekstreme ekonomike që i shtyjnë ata të emigrojnë. Sipas tij, ata do të gjejnë mënyra legale për të emigruar sërish.
Në një dokumentar që po bëjmë duhet të dimë arsyet sepse 15 mijë shqiptare emigrojnë brenda një viti me gomone, duhet të dish arsyet, si lindi dhe se si u bo ky hiperbolizim.
Arsyet që janë të parat janë varfëria në ekstrem, kemi vajtur dhe kemi parë kushte që jetojnë në pjesën veriore, ne kushte ekstreme, pjesa tjetër lidhje qe kanë me Britaninë, duke pasur familjarët e tyre.



