Zgjedhjet, Vangjeli: Paraja kryefjala e kësaj fushate, do të jetë e qetë

Zgjedhjet, Vangjeli: Paraja kryefjala e kësaj fushate, do të jetë e qetë

Analisti Lorenc Vangjeli në studion e emisionit Të Paaekspozuarit në MCN TV ka komentuar lidhur me financimet e fushatës për zgjedhjet e 14 majit për të cilat u shpreh se paraja do jetë kryefjala e saj. Ai tha se luksi që do përdorë Rama është kur thotë se gjysmën e parave do e përdorë për mbjelljen e pemëve, kjo sipas tij nisur dhe nga burimet financiare modeste të opozitës.

Paraja do jetë kryefjala e kësaj fushate, këtë herë do të jetë më e varfër se herët e tjera sepse përballë një opozite që është realiste që burimet e saj financiare janë më shumë se modeste, qeverisja shfrytëzon luksin që tenton të bëjë në dukje një fushatë me më pak para. Nëse do shohim para 10-15 vitesh vetëm një rrugë e vetme kishte më shumë imazh fushate se sa do ketë gjithë Shqipëria këtë vit.

Luftonin posterat, ndërsa sot këto nuk janë, kjo dhe falë teknologjisë e cila po tentohet fushata përmes rrjeteve sociale, shto këtu dhe podcastet. Nisur nga kjo gjë, që në fakt është thelbi i hipokrizisë që është konsumuar në këto vite, sepse është folur për financimet politike dhe ajo që jepte legalisht shteti ishte po e njëjta dhe ky hendek mbushej me burime të dyshimta.

Luksi që do përdorë Rama është kur thotë se gjysmën do e përdorë për mbjelljen e pemëve. Nëse nuk gjendet raporti i saktë dhe nëse s’ka një transparencë të plotë në këtë histori është gjithçka e hedhur në erë dhe sikundër duket kjo fushatë do të jetë më e qetë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy