Nga kryeministri fitues deri te ata që refuzuan çmimin/ Çfarë nuk dinit për Nobelin në Letërsi

Nga kryeministri fitues deri te ata që refuzuan çmimin/ Çfarë nuk dinit për Nobelin në Letërsi

Akademia Suedeze pritet të shpallë sot në orën 13:00 fituesin e Nobelit në Letërsi.

Ky çmim është dhënë për herë të parë në vitin 1901 dhe që atëherë janë shpallur gjithsej 113 fitues. Nuk janë dhënë çmime në vitet 1914, 1918, 1935 dhe në periudhën 1940-1943.

Fituesi përzgjidhet nga një komision prej 18 anëtarësh, përmes votës, e cila mbetet sekret përgjithmonë.

350 emrat e pretendentëve përzgjidhen nga ekspertët e letërsisë dhe ish-fitues të Nobelit në këtë fushë nga vende të ndryshme të botës.

Vendet

Franca ka fituar më shumë çmime Nobel për Letërsinë. Me 16 të tilla, ajo ndiqet nga SHBA-të me 12 dhe Britania e Madhe me 10.

Gjuhët

Anglishtja është gjuha kryesore me të cilën shkrimtarë nga vende të ndryshme kanë fituar Nobel. 27 autorë që shkruajnë në këtë gjuhë janë shpallur fitues, të ndjekur nga 13 që kanë shkruar në gjermanisht dhe 11 në spanjisht.

Fituesit me 2 ose 3 gjuhë

· 1913: Rabindranath Tagore (bengalisht dhe anglisht)

· 1969: Samuel Beckett (frëngjisht dhe anglisht)

· 1987: Joseph Brodsky (rusisht dhe anglisht)

Gjinia e fituesve

99 meshkuj

14 femra

Vendet më të vogla

Vendi më i vogël që ka fituar Nobel në Letërsi është Saint Lucia. Derek Walcott e fitoi këtë çmim në vitin 1992. Ai ka ndërruar jetë në mars të këtij viti.

Refuzimi i çmimit

Autori rus Boris Pastërnak u nxit nga Partia Komuniste ta refuzonte çmimin në vitin 1958.

I vetmi që e refuzoi çmimin me vullnet të lirë ishte francezi Zhan Pol Sartri, në vitin 1964.

Fituesit që nuk i priste askush

Kantautori Bob Dylan fitoi vitin e kaluar.

Ish-kryeministri britanik Uinston Çërçill fitoi në vitin 1953.

Fituesit që janë ende gjallë

Janë vetëm 15 shkrimtarë që kanë fituar Nobelin dhe janë ende gjallë. Ky çmim i është dhënë pas vdekjes vetëm shkrimtarit suedez Erik Axel Karlfeldt, në vitin 1931.

Akademia ka vendosur më vonë që çmimi nuk mund t’i jepet një shkrimtari që ka ndërruar jetë. Përjashtim bëhet në rastet kur shkrimtari vdes pasi shpallet lista e pretendentëve.

Më të favorizuarit nga kompanitë e basteve për vitin 2017

Ngũgĩ wa Thiong’o – Kenia (4/1)

Haruki Murakami - Japoni (5/1)

Margaret Atwood  - Kanada (6/1)

Ko Un – Koreja e Jugut (8/1)

Të tjerë kandidatë janë izraeliti Amos Oz, italiani Claudio Magris dhe spanjolli Javier Marías. / Përgatiti: Gazmira Sokoli /  

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy