Kryenin vjedhje me dhunë duke u kthyer në makthin e Shkodrës, MCN TV siguron videon grabitësve (VIDEO)

Kryenin vjedhje me dhunë duke u kthyer në makthin e Shkodrës, MCN TV siguron videon grabitësve (VIDEO)

53 raste të vjedhjeve të biçikletave, motoçikletave dhe objekteve të biznesit, që kishin për autorë tre adoleshentë, janë dokumentuar në Shkodër.

MCN TV ka siguruar pamjet ekskluzive të kamerave të sigurisë, ku tregohet se si grabitet një biçikletë karrem e vendosur nga hetuesit në hyrje të një pallati.

Ishte pikërisht ky rast që çoi në zbulimin e tre autorëve që ishin kthyer në makthin e banorëve të Shkodrës.

Gazetari Arsen Rusta raporton për MCN Live se adoleshentët përdornin edhe dhunën gjatë grabitjeve.

Policia ka dokumentuar se në disa raste, autorët kanë goditur qytetarët duke u shkaktuar dëmtime dhe fraktura.

Adoleshentët identifikonin zonja, apo të moshuar, teksa ecnin të vetëm në errësirë dhe i neutralizonin duke u marrë varëset dhe portofolët.

Po ashtu adoleshentët thyenin xhamat e makinave, duke vjedhur sende me vlerë.  Adoleshentët janë proceduar në gjendje të lirë, pasi sipas ligjit nuk mund të arrestohen.

Ka dyshime se një grup kriminal po i përdor adoleshentët. Ende po hetohet se ku kanë shkuar paratë dhe si janë ndarë ato. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy