Jareci: Arbitrat në Shqipëri nuk bëjnë gabime me qëllim, VAR-i s’kuptohet nga të gjithë

Jareci: Arbitrat në Shqipëri nuk bëjnë gabime me qëllim, VAR-i s’kuptohet nga të gjithë

Sokol Jareci, disenjator i arbitrave, deklaroi në emisionin “SportZone” në MCN TV, se gjyqtarët në Shqipëri nuk bëjnë më gabime me qëllim dhe ky mit ka rënë.

Në lidhje me polemikat, për raste të caktuara, Jareci tha se kjo ndodh, sepse protokolli i VAR-it, nuk kuptohet nga të gjithë personat dhe shtoi se VAR-i, nuk mund të ndërhyjë në të gjitha rastet në zonë.

I gjithë komuniteti i futbollit kishte fitimet e veta, nga implikimi i VAR në kampionat. Duhet një respektim i protokollit, që nuk është i lehtë të kuptohet nga të gjithë. VAR nuk mund të ndërhyjë në të gjitha rastet që ndodhin në zonë. Protokolli duhet mirëkuptohet nga të gjithë, për momentin se kur duhet të ndërhyhet.

Nëpër emisionet këtu flitet për raste të dyshimta. E njëjta gjë ndodh edhe në vende të tjera si Italia dhe Gjermania. Duhet të kuptohet momenti kur VAR, duhet të ndërhyjë.

Në sezonin e fundit, arbitrat kanë bërë shumë më mirë, sesa gabime. Për mua opsioni që arbitrat bëjnë gabime me qëllim, bie poshtë. Duhet të hiqet nga fjalori. Nuk ekziston më kjo. Unë e di sa e vështirë është në fushë. Me sistemin VAR nuk ka më gabime me qëllim.

Në sezonin e ri nuk do të ketë risi, do të jetë i njëjti protokoll. Problematika më e madhe, ka qenë vonesa për marrjen e një vendimi. Koha është problemi ynë më i madh. Objektivi më i madh për sezonin e ardhshëm, do të jetë ulja e kohës për marrjen e vendimit.

Të gjithë arbitrat nuk janë në nivel të njëjtë. Arbitrat e Tiranës, nuk duhet t’i vendosim në ndeshjet e kryeqytetit dhe është një nga problematikat që e kemi ndjekur.

Do doja që VAR-i të ishte edhe në Kategorinë e Parë, por nuk kemi infrastrukturë. Nëse vendoset, duhet të jetë në të gjitha ndeshjet, por në disa stadiume është e pamundur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy