Nikollo: Përmbytjet në Sarandë pas ndërhyrjes në rrugët e qytetit, institucionet indiferente (VIDEO)

Nikollo: Përmbytjet në Sarandë pas ndërhyrjes në rrugët e qytetit, institucionet indiferente (VIDEO)

Kryetarja e Partisë Demokratike dega Sarandë, Manjola Nikollo, i sheh si një surprizë aspak të këndshme për banorët dhe turistët përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e një dite më parë në qytetin bregdetar.

Duke folur për “MCN Live”, Nikollo tha se u deshën vetëm pak minuta shi për ta shndërruar Sarandën në një Venecia, ku shiu i rrëmbyeshëm përfshiu çdo rrugë të qytetit.

Situata sot paraqitet më e qetë. Nëse do ishin marrë masat për ta parandaluar këtë situatë, nuk do kishin ndodhur përmbytje.

Duke e ditur se priteshin reshje shiu, institucionet përkatëse nuk duhet të rrinin indiferente, duhet të pastronin rrjetet kulluese dhe kanalizimet, aq më tepër që Saranda me reshjet e para përmbytet.

Kjo përmbytje vjen menjëherë pas ndërhyrjes në disa rrugë të qytetit, ku janë bërë kanalizime të reja dhe ndërhyrje në rrugët e qytetit. Shiu ka depërtuar edhe nëpër banesa.

Një familja për shkak të përmbytjes rrezikohej dhe nga korrenti që ishte shqetësuese situata, pasi u desh të kalonin natën jashtë.

Ka pasur reagime nga këshilltarët e djathtë dhe direkt pas kësaj situate, por edhe para saj.

Ne do të mblidhemi si forcë politike dhe si qytetarë që të jemi krah bizneseve, për të dhënë ndihmesën tonë që ata të shpërblehen për dëmet e tyre.

Sivjet ka rreth 30-40% të turistëve në raport me vitin e kaluar.

Prisnim që turistët të zgjasnin qëndrimin në muajin shtator, por pas situatës së ditës së djeshme, mund të jenë pak më skeptik për qëndrimin e tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy