Policia malazeze indentifikon tre autorët e dyshuar për sulmin ndaj shtetasve shqiptarë: Incident trafiku

Policia malazeze indentifikon tre autorët e dyshuar për sulmin ndaj shtetasve shqiptarë: Incident trafiku

Policia e Malit të Zi ka identifikuar tre persona të dyshuar, të cilët sulmuan dhe dhunuan tre shtetasit shqiptarë në rrugën kryesore të qytetit të Zelenikës, raporton vijesti.me.

Tre shtetas shqiptarë janë dhunuar barbarisht në Mal të Zi nga një grup prej 6-7 personash duke pësuar lëndime të shumta në trup. Ata janë Klodjan Meaj, Azem Dervishi dhe Doris Kopaçi, ndërsa mësohet se ngjarja ka ndodhur në Herceg Novi rreth orës 14 të së shtunës. 

Drejtoria e Policisë konfirmoi se sipas informacioneve të deritanishme, shkak i ngjarjes ka qenë një sherr në trafik, por pa dhënë detaje të tjera shtesë.

Mediat në Malin e Zi bëjnë të ditur se janë identifikuar tre prej autorëve të sulmit të shqiptarëve dhe shkak për sherrin është bërë një konflikt që kanë pasur gjatë kohës që kanë qenë në trafik.

Në orët e pasdites përmes telefonit është raportuar në shërbimin kujdestar të Departamentit të Sigurisë në Herceg Novi se në rrugën kryesore në qytetin e Zelenikës në Malin e Zi ka pasur shkelje të rendit dhe qetësisë publike nga disa persona të panjohur.

Për ngjarjen është njoftuar prokurori kompetent, i cili do të deklarojë kualifikimin e tij ligjor pas ndërmarrjes së masave dhe veprimeve të mëtejshme të urdhëruara në lidhje me këta persona, si dhe identifikimin e autorëve të tjerë të mundshëm dhe për këtë publiku do të njoftohet në vijim.

Personat e sulmuar që ndodheshin gjatë periudhës kritike janë gjetur në një automjet pa targa të Republikës së Shqipërisë dhe sipas informacioneve të deritanishme, shkak i ngjarjes ka qenë si pasojë e një situate në komunikim në trafik.

Sipas të dhënave 3 shqiptarët ishin nisur për në Gjermani me një mjet me targa gjermane, por befas janë sulmuar pa asnjë shkak, nga grupi i personave që goditën fillimisht automjetin dhe më pas sulmuan fizikisht shtetasit shqiptarë, duke iu shkaktuar dëmtime fizike në pjesë të ndryshme të trupit.   

Megjithatë ende vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy