Zjarret/ 8 vatra aktive në të gjithë vendin

Zjarret/ 8 vatra aktive në të gjithë vendin

Tetë vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në territorin e Shqipërisë. Deri në orën 20:00 të 16 gushtit janë regjistruar 27 vatra zjarri, 8 prej të cilave janë ende aktive, ndërsa 4 të tjera janë në monitorim.

 

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, vatrat kryesore aktive janë në Dajt, Gurë-Lurë, Qafë Helmes, Bruç, Lufaj, Fushë-Lajë dhe Rrjoll.

 

Në Dajt, ndërhyrja vijon me 50 efektivë të Forcave të Armatosura dhe 2 helikopterë. Aktualisht nuk paraqitet rrezik për zonat e banuara.

 

Në Gurë-Lurë, operacioni vijon me forca bashkiake, MZSH, polici, ADZM, vullnetarë dhe 50 efektivë të FA, të mbështetur nga 2 avionë Air Tractor. Korridoret e hapura në terren kanë penguar përhapjen e flakëve drejt banesave dhe nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

 

Në Lufaj, Mirditë, vijon puna e forcave në terren, e mbështetur nga një helikopter i FA. Ndërkohë, zjarri në Tharri është vënë nën kontroll.

 

Në Zhejë, Kurbin, zjarri është shuar plotësisht pas ndërhyrjes së MZSH-së, forcave bashkiake, policisë dhe një helikopteri të Forcave të Armatosura.

 

Në Fushë-Lajë, Pukë, zjarri mbetet aktiv, por me intensitet të ulët dhe pa rrezik për zonat e banuara. Në Rrjoll, situata po monitorohet nga afër, edhe përmes përdorimit të dronëve.

 

Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 487 forca operacionale dhe 30 automjete zjarrfikëse. Në mbështetje të tyre janë vendosur edhe 100 efektivë të Forcave të Armatosura, 2 automjete zjarrfikëse, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy