Ndahet nga jeta Philip Roth, shkrimtari amerikan që parashikoi epokën e Trump-it (VIDEO)

Ndahet nga jeta Philip Roth, shkrimtari amerikan që parashikoi epokën e Trump-it (VIDEO)

Ndahet nga jeta në moshën 85-vjeçare Philip Roth, një prej shkrimtarëve amerikanë më të rëndësishëm dhe më me influencë të shekullit XX. Ai ndërroi jetë në një spital në Nju Jork, për shkak të insuficencës kardiake.

Ai është autor i “Pastori amerikan” me të cilin ka fituar çmimin Pulitzer në vitin 1998 dhe “Ankimi i Portonoy”. Veprat e tij janë konsideruar një shpërthim i fortë dhe kritik i identitetit amerikan. Seksi, feja dhe morali janë temat që ai ka trajtuar më së shumti.

I lindur në Nju Xhersi në vitin 1933 në një familje borgjeze hebraike, Philip Roth ka eksploruar deri në fund historinë e tij familjare dhe dimensionin hebraik në Amerikën bashkëkohore.

Me “Pastori amerikan”, në vitin 1997, ai hapi një kapitull eksplicit në vëzhgimin politik-social, një punë që do të vijonte në të njëjtën linjë me “U martova me një komunist” dhe “Njolla njerëzore”.

Në vitin 2009, ai njoftoi fundin e karrierës së tij si romancier. Deri në atë kohë kishte publikuar 30 libra, të përkthyer në shumë gjuhë.

“Komploti kundër Amerikës”

Një prej librave më interesantë të Roth është “Komploti kundër Amerikës”, shkruar në vitin 2004, një libër i cili është parë si një parashikim i epokës Trump. Roth i vendos ngjarjet në Amerikën e vitit 1940, duke imagjinuar se zgjedhjet janë fituar nga Charles Lindberg, aviator i njohur me lidhje të forta me nazistët dhe qëndrime izolacioniste.  Edhe pse i shkruar 8 vjet para zgjedhjes së Trump-it, analogjitë e rrëfimit me realitetin aktual janë të shumta.

Në qendër të romanit është një izolacionist, me ekulibër mendor të vënë në pikëpyetje. Slogani i presidentit filonazist është “Amerika e para”. Në roman, Lindberg është i obsesionuar me qëndrimet anti-Semite, një temë që Roth e ka trajtuar pothuajse në të gjitha veprat e tij.

Në romanin “Komploti”, një forcë e huaj (Gjermania naziste) ndërhyn fort në procesin elektoral amerikan, çka hedh teorinë se presidenti është subjekt shantazhesh të ndryshme.  Nuk mund të mos bëhen krahasimet me hipotezat për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e 2016-s dhe hetimet që janë në vijim në lidhje me këtë çështje.

“Romanin nuk e kam shkruar si një paralajmërim. Thjesht kam imagjinuar se si do t’ia kishim dalë, çka më ka detyruar fillimisht të “shpik” një qeveri amerikane që na shqetëson. Sa i përket mënyrës sesi Trump na kërcënon, duhet të them se ajo që është më shqetësues është fakti se aim und të bëjë të mundur çdo gjë, edhe një katastrofë nukleare”, ka thënë Roth pak kohë më parë.   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy