Ndryshe nga informacionet që qarkullojnë që nga rizgjedhja e tij në krye të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump nuk do të përfshijë në qeverinë e tij të ardhshme ish-sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo, dhe as Nikki Haley-n.
“ Unë nuk do ta ftoj ish-ambasadoren Nikka Haley apo ish-sekretarin e shtetit, Mike Pompeo, të bashkohen me administratën e sapoformuar të Trump ”, shkroi ai në rrjetin e tij “Truth Social”.
“ Më ka pëlqyer dhe e kam shijuar shumë punën me ta në të kaluarën dhe do të doja t'i falënderoja për shërbimin që i kanë ofruar vendit tonë ”, shtoi miliarderi republikan, duke e shoqëruar mesazhin e tij me sloganin e tij “Ta bëjmë Amerikën sërish të madhe ”.



