
Pas 5 orësh mbledhje qeverie kryeminstri Edi Rama në një prononcim për media ka deklaruar se çdo gjë do të ndodhi hap pas hapi. Në fjalën e tij para mediave, Rama tha se është diskutuar dhe për protestën e studentëve, dhe u shpreh se po e lexojnë me kujdes mesazhin që morën prej saj.
"Çdo gjë hap pas hapi. Unë nuk them asnjëherë fjalën e fundit të parën. Nga ana tjetër di gjithmonë radhën e lëvizjeve, mendohem gjatë përpara se të bëj çdo lëvizje. Do të bëjmë të gjitha gjërat e duhura dhe do i përgjigjemi me dinjitet shqetësimit të studentëve por do të shkojmë përtej këtij diskutimi pasi e kuptojmë se ka ende shumë për të bërë dhe pavarësisht rezultateve të padiskutueshme që janë arritur njerëzit meritojnë shumë më tepër. Kemi bërë gabimet tona, që i bëjnë të gjithë ata që punojnë e ndërtojnë, por e rëndësishme është që të mësojmë nga gabimet dhe të shkojmë përpara. Kemi lexuar me shumë vëmendje protestën dhe po e lexojmë me shumë respekt mesazhin e protestës. Do mbledhim Asamblenë dhe do flasim prapë", tha Rama.
Kreu i qeverisë njëkohësisht edhe kreu i PS-së, tregoi se në mbledhje është kanë folur për partinë dhe organizimin e saj, por thumboi dhe opozitën.
"Kemi pasur një diskutim të gjatë dhe të dobishëm në kuadrin e një procesi të premtuar reflektimi që sigurisht merr shtysë nga protesta e studentëve, por është në ADN-në tonë dhe një tjetër shprehje e vetëdijes se çdo ditë ka gjëra për tu përmirësuar, se nuk jemi të pagabueshëm përkundrazi. Mbi të gjitha mbi vakumin e lënë nga opozita është një sfidë më vete që të vetëkorigjohemi në vijim. Kemi folur për Partinë, organizimin në tërësi të saj, mekanizmat e komunikimit… që zëri i shoqërisë të gjejë më shumë afri në partinë që ne drejtojmë", deklaroi kryeministri Rama.



