
Një aksident me vdekje është shënuar pasditen e së hënës në Belsh, ku një zetor ka humbur kontrollin duke u përmbysur në rrugë. Për pasojë ka ndërruar jetë menjëherë drejtuesi 74 vjeçar. Policia njofton se ngjarja e rëndë është shënuar në fshatin Dëshiran. Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti të rëndë.



