Apeli i GJKKO ka vendosur të shtyjë për nesër shpalljen e vendimit për kërkesën e Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit për ndryshimin e masës së sigurisë. Ndaj Berishës dhe Malltezit, më 22 tetor, Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar cakton masë sigurie, “detyrim paraqitje pranë policisë gjyqësore“ dhe “ndalim daljeje jashtë shtetit duke bllokuar pasaportën” dhe arrest me burg.
Vendimi do të shpallet nesër në orën 11:00.
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, sot më 20.11.2023, ora 09:00, lidhur me çështjen penale nr. 56 akti, datë 14.11.2023 regjistrimi, mbi ankimin e personave nën hetim S.B. dhe J.M., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 112, datë 20.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, pasi dëgjoi palët, i dha fund shqyrtimit gjyqësor po në datë 20.11.2023, ora 16:00, dhe urdhëroi shtyrjen e shpalljes së vendimit në datë 21.11.2023, ora 11:00.



