Negociatat, Ramabaja: 'Thembra e Akilit', kapitujt për sigurinë dhe drejtësinë! Shqipëria mund të bëjë shumë për Kosovën

Negociatat, Ramabaja: 'Thembra e Akilit', kapitujt për sigurinë dhe drejtësinë! Shqipëria mund të bëjë shumë për Kosovën

Drejtori i Institutit Shqiptar për Gjeopolitikë, Sadri Ramabaja tha në studion e lajmeve të MCN TV se hapja e negociatave të Shqipërisë me BE-në është një vendimet më të rëndësishme në historinë moderne të kombit shqiptar. Duke vijuar logjikën e tij, Ramabaja tha se kapituj 23 dhe 24 që kanë të bëjnë me sigurinë dhe drejtësinë mund të hapin telashe për Shqipërinë, por shtoi se asgjë nuk është e pamundur.

Një nga vendimet më të rëndësishme në historinë moderne të kombit shqiptar. Kemi  35 kapituj dhe një pjëse e këtyre mund të na nxjerrin teleashe.

Si Republikë unë pres të kemi vështirësi në kapitujt 23 dhe 24 që kanë të bëjnë me drejtësinë dhe sigurinë.  Kjo është 'thembra e Akilit', por nuk është e pamundur. Te gjithë shqiptarët i kanë sytë drejt Tiranës që ky proces të fillojë mbarë dhe të ecë shpejt.

Sllovakia ka dërguar studentë në të gjithë Evropën, jemi të vonuar si shtet, por nuk do të thotë që s’mund ta bëjmë kemi djem e vazja që mund ta bëjnë. Është detyrë e qeverisë të mbledhë këto forca.

Ramabaja tha se nëse sllovakët e kanë kaluar procesin për 3 vjet, për Shqipërinë nuk është ndodnjë humbje e madhe edhe nëse e kalon për 5 vite. Duke vijuar më tej shpjegimi e tij, Ramabaja tha se fakti që në krye të negociatave është Zef Mazi, i ngjall shpresë dhe se ekipi negociator duhet të jetë i fuqishëm.

Ne si kapacitet mund t’i përmbushim këto edhe nëse sllovakët kanë kaluar për 3 vjet, edhe ne nëse kalojmë për 5 nuk është humbje e madhe. Me jep shpresë që në krye të ekipit negociator është Zef Mazi, nëse ka pasur vullnet të mirë të zgjidhet negociatori dhe ekipi do krijohet.  Është e rëndësishme një ekip i fuqishëm.

Shqipëria mund të bëjë shumë për Kosovën sidomos aty ku nuk ka qasje Kosova sepse është pjesë  disa strukturave, aty ku Shqipëria është prezente duhet të ngrejë zërin sidomos  për sigurinë dhe anëtarësimin e Kosovës. Kam një rezervë si është bërë deri më tani, do duhej bërë më shumë.

Në lidhje me konsultimet që kanë zhvilluar ditën e sotme Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq dhe kryeministri, Dritan Abazoviq për tejkalimin e problemeve në funksionimin e pushtetit ekzekutiv të shkaktuar nga miratimi i Marrëveshjes për çështje me interes të përbashkët të Qeverisë së Malit të Zi dhe KOS-it, Ramabaja tha:

Bisedimet dëshmojnë për një qasje të re të situatës se ndërlikuar që ka nevojë për mbështeeje nga SHBA. Atë që kanë bërë diplomatët evropainë me Kosovën në 2006, nuk duhet ta përsërisin në Malin e Zi.  Në Malin e Zi ësht një situatë e nxehtë dhe mund të shkojë drejt shpërthimit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy