Ditën e sotme pritet të vijë në Tiranë, Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli. Mësohet se ai do të qëndrojë në kryeqytetin shqiptar dy dytë, ku do të takohet me Presidentin, kryeministrin, kryetarin e Kuvendit, kryetarin e PD-së dhe të LSI-së. Ai pritet që në séancën e sotme të Kuvendit të mbajë një fjalim.
Në orën 11:00 takohet me ambasadorin e BE në Tiranë, Luigi Soreca
Në orën 11:30, takohet me Kryeministrin e vendit, Edi Rama, konferencë në orën 12:15
Në orën 14:45 takohet me Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe kryetarët e Grupeve Parlamentare
Në orën 15:15 Sassoli do të mbajë një fjalë në seancën plenare
Në orën 16:00 takim me Presidentin Ilir Meta.
Pas këtij takimi, në orën 12:30 të ditës së martë, Sassoli do të zhvillojë një takim me stafin e delegacionit të BE-së në Tiranë, në mjediset e “Shtëpia e Europës”. Vetë Sassoli, duke folur për këtë vizitë të tij në Tiranë, theksoi se vjen në një moment shumë të rëndësishëm për dy arsye.
Së pari, ai veçoi momentin që po kalon Shqipëria në përpjekje për t’u ringritur nga tërmeti i 26 nëntorit dhe pritshmëritë nga procesi i hapjes së negociatave. Kjo vizitë e Sassolit vjen vetëm dy javë para Konferencës së Donatorëve, që do të mbahet në Bruksel. Vlen të theksojmë se Sassoli e kishte të planifikuar vizitën e tij në Shqipëri në fundin e muajit nëntor, por që u shty pikërisht për shkak të tërmetit.
Ndërkaq nesër prej orës 10:45, presidenti i PE, takohet me Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin në selinë e PD.



