
Kina do të heqë barrierat doganore për importin e Verës, mjaltit dhe Vajit të Ullirit shqiptar. Lajmin e ka bërë të ditur Kryeministri Kinez Li Keqiang gjatë takimit me kryeministrin Rama në Dubrovnik në kuadër të samitit 16+1 mes vendeve të Europës Juglindore dhe Kinës, samit ku pekini promovoi rrugën e mëndafshtë.



