Silvio Berlusconi do ta paguajë shtrenjtë ndarjen nga Veronica Lario dhe për këtë nuk mund të ankohet më askund. Gjykata e Kasacionit në Itali ka lënë në fuqi çekun prej 2 milionë eurosh në muaj që ish-kryeministri italian duhet t’i paguajë Larios çdo muaj pas divorcit.
Shkalla më e lartë e gjyqësorit në Itali ka hedhur poshtë kërkesën e liderit të Forza Italia-s për rishikimin e pagesës ndaj ish-bashkëshortes, duke argumentuar se ai duhet t’i garantojë të shoqes të njëjtin standard jetese si gjatë martesës.
Sipas gjykatës, Berlusconi është një nga njerëzit më të pasur në botë dhe do të ishte e papranueshme pabarazia mes të ardhurave të tij dhe të ish-bashkëshortes Veronica Lario. / ANSA / G.S . /



