
Besimtarët e krishterë në të gjithë botën kremtojnë sot Krishtlindjen.
Për herë të dytë radhazi besimtarët festojnë nën masa kufizuese, për shkak të pandemisë Covid.
Në vendin tonë Kishat kanë kremtuar në orare të ndryshme meshën për “lindjen e Krishtit. Ndërkohë mëngjesin e sotëm në katedralen “Ngjallja e Krishtit”, do të mbahet mesha e besimtarëve ortodoksë në katedralen “Ngjallja e Krishtit”.
Meshën e mban kryepeshkopi Anastas Janullatos. Ndërkohë që mbrëmë në Katedralen e ‘Shën Palit’ Imzot George Frendo ka mbajtur meshën e tij të fundit si Arqipeshkv, e ndërsa përcolli edhe mesazhe për më shumë dashuri dhe paqe mes njerëzve.
Mesazhe paqeje kanë dhënë dje edhe krerët e besimeve fetare dhe po ashtu edhe politikanët.



