Vjedh pikturën e shekullit të 19-të në galerinë e arteve në Moskë pa iu dridhur syri (VIDEO)

Vjedh pikturën e shekullit të 19-të në galerinë e arteve në Moskë pa iu dridhur syri (VIDEO)

Ky është momenti kur një hajdut nuk ju tremb syri dhe futet në një galerinë e arteve, dhe në prezencë të punonjësve të galerisë dhe vizitorëve vjedh një pikturë.

Bëhet fjalë për një galeri të arteve në Rusi, ku pas publikimit të këtij moment policia ka arrestuar burrin që besohet të ketë vjedhur veprën artistike “Ai-Petri”, pikturë e shekullit të 19-të të artistit Arkhip Kuindzhi.

Televizionet ruse kanë transmetuar pamjet ku një burrë futet plotësisht i qetë në galerinë e arteve Tretyakov në Moskë, dhe në prezencë të dhjetëra vizitorëve që kryesisht ishin të huaj dhe punonjësve, vjedh pikturën nga muri dhe largohet sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Piktura Ai-Petri ishte vizatuar nga viti 1898-1908, kurse ministri i Brendshëm i Rusisë, ka deklaruar se një 31-vjeçar është arrestuar në një fshat në periferi të Moskës.

Policia më vonë rifitoi veprën e artit dhe arrestoi një të dyshuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy