Lamtumirë Piero Angela! Ndahet nga jeta prezantuesi i njohur italian

Lamtumirë Piero Angela! Ndahet nga jeta prezantuesi i njohur italian

Ndahet nga jeta Piero Angela, prezantuesi i njohur televiziv italian, gazetar, shkrimtar dhe pianist.

Ndarja nga jeta e Angela u bë në moshën 93-vjeçare dhe lajmi për vdekjen e tij u njoftua nga djali i tij Alberto Angela, i cili shkroi në rrjetet sociale, “Udhë të mbarë babi”.

I lindur në Torino në vitin 1928, Piero Angela filloi karrierën e tij gazetareske në Rai si reporter radiofonik, duke u bërë më vonë korrespondent dhe prezantues i lajmeve.

Pavarësisht moshës, Angela ishte aktiv në media deri kohëve të fundit.

Popullariteti i tij i madh lidhet me programet e tij të popullarizimit shkencor, nga Quark në Superquark, me të cilat ai themeloi një traditë solide dokumentare për televizionin italian.

Piero Angela ka shkruar edhe një sërë librash, gjithmonë me karakter popullor: Nel cosmo alla ricerca della vita (1980); La macchina per pensare (1983); Oceani (1991); La sfida del secolo (2006); Perché dobbiamo fare più figli (2008); A cosa serve la politica? (2011); Dietro le quinte della Storia, etj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy