Shërbimi online i aplikimeve në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës ka shfaqur probleme që nga dita e enjte e javës së kaluar duke sjellë vështirësi për qytetarët dhe noterët.
Gazetari Besmir Pula në një raportim për Mcn Live bën me dije:
“Sistemi online i aplikimeve në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës ka hasur vështirësi në përdorimin nga qytetarët dhe noterët, që kryejnë veprime që lidhen kryesisht me pronat. Noterët thonë se në vijimësi janë ndeshur me këtë problematikë.
Noterët shprehen se edhe ditën e djeshme ka pasur disa herë bllokime dhe vonesa në sistem dhe s’kanë mundur të aksesojnë një shërbim të plotë, që lidhet me shërbimet e pronave që kryejnë vetë noterët. E bllokon marrjen e shërbimit. Ka detyruar noterët dhe qytetarët të kryejnë disa herë veprime, aplikime të njëpasnjëshme që të marrin shërbimin e duhur, për të cilin kanë harxhuar kohën e tyre”.



