Pas ndërhyrjes së Xhadave, zgjidhet ngërçi i shkollës në Porto Romano: Në shtator fëmijët me shkollën e tyre (VIDEO)

Pas ndërhyrjes së Xhadave, zgjidhet ngërçi i shkollës në Porto Romano: Në shtator fëmijët me shkollën e tyre (VIDEO)

Rreth 17 muaj më parë kanë nisur punimet për ndërtimin e shkollës 9-vjeçare “Met Hasa”, një projekt i cili pritej të zgjidhte problemin e nxënësve të kësaj zone. Megjithatë, punimet janë ndërprerë dhe objekti nuk është përfunduar. 

Ndërtimi ka mbetur vetëm në fazën e karabinasë. Dera e objektit është e mbyllur dhe nuk lejohet hyrja për të kryer filmime apo inspektime brenda tij. Në ambientin e jashtëm ndodhet ende tabela që tregon afatet e fillimit dhe përfundimit të punimeve, e cila sot ngjan si një mbishkrim i vjetërsuar që dëshmon mosrealizimin e projektit. 

Banorët e zonës shprehen se nuk janë informuar asnjëherë mbi arsyet e ndërprerjes së punimeve. Sipas tyre, fëmijët detyrohen të ndjekin shkollën në institucione të tjera, disa kilometra larg, për shkak të mungesës së shkollës në lagjen e tyre. Ata theksojnë se situata ka krijuar vështirësi të mëdha, përfshirë edhe zhvillimin e mësimit me dy turne. 

Banorët deklarojnë se nuk kanë marrë sqarime nga institucionet përgjegjëse, pavarësisht kërkesave të tyre të përsëritura. Ata shprehen se ndihen të pa informuar dhe të lënë pa përgjigje, ndërsa shqetësimi kryesor mbetet arsimimi dhe siguria e fëmijëve. 

Sipas tyre, nëse punimet nuk rifillojnë deri në muajin shtator, ata kanë marrë vendim që fëmijët të mos i dërgojnë në shkollë. Po ashtu, prindërit theksojnë se në shumë raste i shoqërojnë vetë fëmijët në shkollë gjatë gjithë kohës, për shkak të shqetësimeve për sigurinë.

Banorët e përshkruajnë zonën si të lënë pas dore dhe shprehin pakënaqësi për mungesën e transparencës mbi fondet dhe ecurinë e projektit.

Më vonë, pas kërkesës për informacion të dërguar nga Xhadat, Bashkia e Durrësit ka vënë në dispozicion një komunikim zyrtar sipas të cilit, bazuar në dokumentacionin administrativ dhe teknik të objektit “Ndërtim Shkolla 9-vjeçare Met Hasa”, përfshirë kërkesat e sipërmarrësit dhe mbikëqyrësit të punimeve, është konstatuar pamundësia e vijimit të punimeve për shkak të problematikave të hasura gjatë zbatimit të projektit konstruktiv. Për këtë arsye është kërkuar pezullimi i punimeve, rishikimi i projektit konstruktiv dhe hartimi i një grafiku të ri punimesh.

Sipas këtij komunikimi, pas shqyrtimit të projektit të rishikuar dhe përfundimit të oponencës teknike nga Instituti i Ndërtimit, Autoriteti Kontraktor ka njoftuar rifillimin e punimeve më datë 01.06.2026. Gjithashtu, në kushtet e krijuara nga pezullimi i punimeve dhe ndryshimet në projekt, është miratuar zgjatja e afatit të kontratës me 4 muaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy