10 të vërteta të mëdha për filmin “Pretty woman”, që nuk na i ka thënë askush (FOTO)

10 të vërteta të mëdha për filmin “Pretty woman”, që nuk na i ka thënë askush (FOTO)

1-Xhulia Roberts luan në film rolin e Vivian Uardit. Ajo nuk ishte aktore shumë e njohur në atë kohë dhe e mori rolin pasi e refuzuan shumë aktore të tjera të njohura, ndër të cilat ishin: Winona Ryder, Meg Ryan, Karen Allen, Jennifer Connelly dhe Michelle Pfeiffer.

2-Aktorë të tjerë që ishin pretendentë për rolin e Eduard Ljuisit (Richard Gere), ishin Christopher Reeve, Daniel Day Lewis, Denzel Washington dhe Al Pacino.

3-Në skenën ku Viviani ndjek filmin “I love Lucy” në dysheme, regjisori i filmit, Garry Marshall, në të vërtetë guduliste këmbët e Xhulias që të arrinte të qeshurën spontane perfekte.

4-Xhaketa e kuqe që vesh Viviani në film në të vërtetë është blerë në rrugë për 30 dollarë para se të nisnin xhirimet e filmit.

5-Roli i Kitit iu propozua Demi Moore-it, por ajo nuk pranoi.

6-Richard Gere luan vërtet në piano në këtë skenë, madje ai ka kompozuar edhe një këngë për filmin “Pretty Woman”.

7-Gjatë xhirimit të skenave në dhomën e  gjumit, Xhulia ishte aq nervoze sa i doli një damar në ballë. Regjisori dhe Riçardi i bënë masazh në ballë derisa ajo u zhduk.

8-Skena ku Eduardi mbyll kutinë me gjerdanin në duart e Vivianit ishte e improvizuar. Reagimi i Xhulias ishte normal dhe regjisorit i pëlqeu aq shumë sa e futi në film.

9-Meqenëse po flasim për gjerdanin, ai kushtonte 250 000 dollarë dhe një rojë i armatosur i argjendarisë e shoqëronte kudo në sheshxhirim.

10-Fillimisht filmi kishte titullin “3000”, pasi ajo ishte shuma që ranë dakord Eduardi dhe Viviani për një javë. Më pas e ndryshuan në “Pretty Woman”, pasi iu shtua kënga me të njëjtin titull e Roy Orbisonit si kolonë zanore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy