Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është pyetur nga gazetarët mbi dëshminë e tij në SPAK dhe për faktin nëse u përball me akuzat e dëshmitarit Elvis Mata për çështjen ÇEZ-DIA, theksoi se ky i fundit ishte një mashtrues që ishte përzënë në 2005-ën nga LRI.
Meta thotë se nuk ka asnjë lidhje me privatizimin e CEZ dhe as në marrëveshjen CEZ DIA. Kreu i PL tha se ka dhënë dëshmi më parë për këto çështje por u shpreh se mbetet gjithmonë i hapur për drejtësinë.
Është një çështje që është stërpërsëritur, sa herë qeveria është në krizë. Jam i detyruar të flas në raport me qytetarët dhe transparencën. Jam përgjigjur me shumë qetësi e durim për të folur për të gjitha çështjet. Ilir Meta nuk ka asnjë lidhje me privatizimin e CEZ. Nuk ka asnjë lidhje me marrëveshjen CEZ DIA, është bërë në kohën kur Meta nuk ka qenë ministër i Ekonomisë. Ajo që është me rëndësi gjatë 4 muajve si ministër i ekonomisë, CEZ jo vetëm nuk ka përfituar nga qeveria apo ministria, por kemi qenë në debate të vazhdueshme dhe së dyti në dhjetor pasi ERE mori një vendim, që në gjykimin tonë favorizonte CEZ në raportin me KESH, e kam kundërshtuar këtë vendim dhe drejtori i KESH vendimet i ka kundërshtuar në gjykatë, sa më pas ish kreu i ERE dha dorëheqjen. Sot nuk mund të ftohem për asnjë vendim për asgjë që ka të bëjë me përmbushjen e funksionit zyrtar. Nëse drejtësia të kërkon të pyesë patjetër s’mund t’i shmangesh, por ajo që mund t’u them është se pa asnjë diskutim nuk ekziston asnjë akt dokument që te kem favorizuar.
I pyetur për faktin nëse ka dyshime se SPAK është i ndikuar, kreu i PL shpërtheu në të qeshura duke u shprehur se që u thirr Ilir Meta në SPAK, ishte urdhër partie.
Unë nuk pengoj askënd që të marr urdhra nga partia. Unë jam ai që ka qenë. Ata njihen për ato firmat fët e fët që vidhen akoma në Sharrë. Kjo çështje nuk ka asnjë lidhje me Ilir Metën. As Cezi nuk ka pasur asnjë përfitim. Kjo është e provuar e faktuar me dokumente. Detyrën tonë e kemi bërë në mënyrë të shkëlqyer.



