Deputetja socialiste Olta Xhaçka rrezikon t’i hiqen mandati për shkak se bashkëshorti i saj ka përfituar nga posti i saj si ministre, duke shkelur nenin 70 të Kushtetutës.
Demokratët thonë se rasti i Xhaçkës është i ngjashëm me atë të deputetëve socialistë Ilir Beqaj dhe Koço Kokëdhima, të cilëve iu hoq mandati me vendim të Gjykatës Kushtetuese.



