Baçi: Të gjithë ata që kanë përgjegjësi për dështimin më 11 maj të lëvizin nga vendi. Berisha, i vetmi që ka mbajtur peshën (VIDEO)

Baçi: Të gjithë ata që kanë përgjegjësi për dështimin më 11 maj të lëvizin nga vendi. Berisha, i vetmi që ka mbajtur peshën (VIDEO)

Deputeti Luan Baçi tha në studion e MCN Live se PD të gjithë atë që bëjnë deklarata që opozita të braktisë Parlamentin janë dashakeqë. 

Duke vijuar Baçi theksoi se të gjithë ata që kanë përgjegjësi për dështimin më 11 maj, duke nisur nga drejtuesit politik të qarqeve duhet të lëvizin nga vendi. 

Edhe në zgjedhjet e 1 majit të 2025 paguam pasojat e braktisjes së parlamentit në 2019. Kur dëgjoj që ka zëra të ndryshëm që hedhin fjalë të tilla në tavolinë, për braktisje Parlamenti, më duken dashakeqëse që PD ose opozita të lëshojë parlamentin , t’i lejë fushë të lirë Ramës që ta zëvendësojë Rama me të tjerë, ose t’i lësh fushë të lirë duke mos vajtur aty. 

Pikë së pari sido të ishte lista e PD-së, e mbyllur apo e hapur, sido që të performonin drejtuesit politik të qarqeve, deputetët e listëvs së mbyllur kur një regjim vendos paraprakisht se zgjehdjet do i rrëmbejë dhe nuk do të lejojë rotacionin kjo është e pamundur. Çfarë do të ndryshonte, në rastin e një performance më të mrië të drejtuesve politikë, të deputetëve të listës së mbyllur, q ë aspak nuk mund t;i përjashtoj nga përgjegjësia. 

Përgjegjësia është shumë e madhe për mënyrën si performua, si organizuam, si drejtuam dhe për rezultatin që morëm. Patjetër fillon nga drejtuesit politik të qarqeve se ata ishin individët, udhëheqësit e fushatës dhe kanë përgjegjësinë kryesore, dhe s’ka nevojë të përmendim emra se i dimë.  Përgjegjësia e dytë kalon tek deputetët e listës së mbyllur. 

Mendimi im është që të gjitha ata që kishin përgjegjësinë kryesore, drejtues politik, anëtarë të kryesisë, deputetë të listës së mbyllur, duke të rishikojnë qëndrimet e tyre në pozicionet politike që ata kanë. Në një fushatë tjetër, nuk e konceptoj që të shkojmë në zgjehdje lokale me të njëjtim ekip udhëheqësish që janë dështues. 

Nëse ka pasur një individ që ka punuar dhe ka mbajtur gjithë peshën para fushate, në fushatë dhe pas ka qenë Sali Berisha. Pjesa tjetër kanë përgjegjësi kryesore, kanë performuar dobët, dhe patjetër duhet që për hir të demokracinë të lëvizin nga vendi që të gjithë. Nëse postet do të ndahen duke i lëvizur brenda për brenda duke bërë një rokadë për t’i thënë demokratëve që po lëvizim, përgatitemi për humbjen e radhës. 

Duhet ndryshimi. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy