Sulm me kallashnikov në Francë, vriten 3 të rinj në Marsejë

Sulm me kallashnikov në Francë, vriten 3 të rinj në Marsejë

Tre persona janë ekzekutuar me të shtëna kallashnikovi teksa ndodheshin në makinë në qytetin francez të Marsejës, vend ku kohëve të fundit ka pasur shtim të rasteve të dhunës të lidhura me drogën.

Mësohet se pesë persona ndodheshin në makinë, të cilët sapo kishin dalë nga një lokal nate, në momentin që u qëlluan me kallashnikov.

Dy nga personat që ndodheshin në mjet, arritën që të largohen nga vendi i ngjarjes, ashtu sikundër edhe autorët e sulmit.

Policia e lidh ngjarjen me tregtinë e drogës. Me rastin e fundit shkon në 21 numri i vrasjeve të lidhura me drogën në Marsejë deri më tani këtë vit, raporton Bbc.

Të shtënat e fundit kanë ndodhur në një zonë banimi të qytetit të dytë më të madh të Francës. Makina që transportonte pesë të rinjtë, rreth të 20-ave, u qëllua menjëherë pasi ata u larguan nga klubi i natës.

Hetuesit i thanë mediave franceze se të pestë të shënjestruarit ishin të njohur për policinë dhe jetonin në një zonë banimi ku krimi i drogës është mjaft i përhapur.

Ata thanë se një makinë e gjetur në flakë pranë vendit të ngjarjes është gjithashtu tregues për dhunën e lidhur me drogën, pasi kriminelët shpesh djegin automjetet e tyre për të zhdukurprovat.

Prpkurorja Frederique Camilleri u tha gazetarëve në vendngjarje se e gjithë forca policore është mobilizuar për të gjetur autorët e këtyre krimeve të rënda dhe për të çmontuar rrjetet e trafikantëve që qëndrojnë pas kësaj dhune.

Ajo shtoi se gjatë fundjavës, oficerët kishin sekuestruar armë, duke përfshirë tre automatik kallashnikov, dhe arrestuan pesë persona me akuza për armë zjarri të lidhura me tregtinë e drogës.

Muajin e kaluar Camilleri dhe prokurori lokal Dominique Laurens thanë se luftërat në terren mbi pikat fitimprurëse të trafikut të drogës në Marsejë po ktheheshin në një “hakmarrje”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy