Dita nis me reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Dita nis me reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Pjesa e parë e ditës do të vijoj të jetë nën dominimin e vranësirave të shumta, të cilat do të sjellin në ultësirën perëndimore reshje shiu.

Ndërsa në zonat malore parashikohet të ketë reshje në formë dëbore. POR në pjesën e dytë të ditës pritet përmirësim i lehtë dhe gradual i motit, duke rikthyer herë pas here kthjellimet.

Sipas meteoalb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 13 °C.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi verior- verilindor, për pasojë në brigjet detare dallgëzim 5 ballë.

Rajoni dhe Europa

Vranësirat e shumta do të vijojnë të sjellin reshje shi dhe dëbore në rajonin e Ballkanit. Po ashtu Europa Qëndore do të jetë kryesisht me reshje shiu dhe dëbore të pakët.

Ndërsa Veriu dhe Lindja e kontinentit do të jenë në dominimin e vranësirave të dendura dhe reshjeve të dëborës. Gadishulli Iberik do të jetë në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy