Dua Lipa akuza ministrave britanikë: Emigrantët shqiptarë kanë fituar para me punë (VIDEO)

Dua Lipa akuza ministrave britanikë: Emigrantët shqiptarë kanë fituar para me punë (VIDEO)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa ka kritikuar ashpër ministrat anglezë, për mënyrën si ata i kanë trajtuar emigrantët në deklaratat dhe vendimet e tyre.

Gjatë një interviste për “Sunday Times”, Lipa ka shprehur revoltën e saj, ndërsa ka bërë thirrje për më shumë empati.

“Sigurisht që dhemb. Të gjitha ato fjalë të hedhura rreth emigrantëve? Gjithmonë kam menduar se Londra ishte një bashkim kulturash. Kur dëgjon qeverinë që flet për shqiptarët, për shembull, kjo të dhemb. Është dritëshkurtësi dhe mendje të ngushta, por është mënyra se si mendojnë shumë njerëz. Pavarësisht se si ne përpiqemi të ndryshojmë retorikën, gjithmonë do të ketë nga ata që mendojnë, “Emigrantët po vijnë dhe na marrin punët.

Dua iu kujtoi edhe njëherë zyrtarëve britanikë, se emigrantët shqiptarë e kanë provuar veten duke u integruar lehtësisht në shoqëri.

“Megjithatë, emigrantët që kanë ardhur këtu e kanë fituar paranë e tyre duke punuar jashtëzakonisht shumë. Duhet të ketë më shumë ndjeshmëri, sepse njerëzit nuk largohen nga vendi i tyre nëse nuk duhet të largohen nga nevoja, nga frika për familjen e tyre.

Suella Braverman është një nga emrat që ka përdorur retorikën më të ashpër ndaj emigrantëve shqiptarë. Sekretarja e Brendshme britanike i ka cilësuar ata si “kriminelët që kanë pushtuar Anglinë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy