
Një aksident hekurudhor me pasojë vdekjen e dhjetëra pasagjerësh ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Iranin lindor.
Për arsye ende të panjohura një tren pasagjerësh ka dalë nga shinat duke vrarë të paktën 17 pasagjerë dhe duke lënduar dhjetëra të tjerë, raportojnë mediat shtetërore.
Treni transportonte 350 pasagjerë, ndërsa ambulanca dhe tre helikopterë janë nisur drejt vendngjarjes, ndërsa mësohet se vendi i aksidentit është një zonën e me terren të thyer.
Dalja nga shinat ndodhi rreth 50 kilometra (30 milje) në qytetin e shkretëtirës të Tabas, në hekurudhën që lidh zonën me qytetin qendror të Yazd.
Katër nga shtatë vagonët e trenit kanë dalë nga shinat, sipas raportimeve të mediave.
Një zyrtar hekurudhor i tha agjencisë shtetërore të lajmeve IRNA se treni u përplas me një ekskavator përpara se të dilte nga shinat.



