Operacioni kundër trafikut të drogës/ Policia jep detaje: Goditen dy grupe kriminale, 20 të arrestuar (VIDEO)

Operacioni kundër trafikut të drogës/ Policia jep detaje: Goditen dy grupe kriminale, 20 të arrestuar (VIDEO)

Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj ka dhënë detaje për operacionin policor që goditi 2 grupe kriminale që shpërndanin drogë pranë shkollave. U vunë në pranga 20 persona dhe 4 në kërkim.

Ata vepronin të ndarë në grupe të vogla dhe shpërndanin në zona të ndryshme të Tiranës dhe Kamzës që frekuentohen nga të rinj. Po ashtu përdornin mesazhe të koduara dhe qarkullonin me transportin publik për të shmangur kontrollin e policisë.

Gjatë 3 muajve të parë të këtij viti janë finalizuar 5 procedime proaktive në bashkëpunim me Prokurorinë, janë  mbi 6 kilogramë kokainë e heroinë dhe rreth 80 kilogramë kanabis, si dhe janë vënë në pranga mbi 20 persona si dhe u shpallën në kërkim 4  të tjerë. Gjatë operacionit u arrestuan shtetasit: F.Q,. 39 vjeç , D. I., 23 vjeç 3. R. L., 22 vjeç, E. H., 25 vjeç, D. Ç. 31 vjeç, E. M., 60 vjeç, F. B., 37 vjeç, M. K., 35 vjeç, M. Gj., 31 vjeç, M. H., 39 vjeç, M. T., 31 vjeç, P. Sh., 40 vjeç, E. Xh., 47 vjeç, A. Ll., 45 vjeç, A. Xh., 51 vjeç, I. L., 26 vjeç, M. V., 44 vjeç, F. P., 25 vjeç, E. K., 35 vjeç, J. H., 32 vjeç. Gjithashtu u shpallën në kërkim 4 shtetas të tjerë.

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 kilogramë e 120 gramë kokainë, 300 doza kanabis, 130 doza heroinë, shuma parash rreth 5 milionë lekë të vjetra, 1700 euro, 11 automjete dhe 29  aparate celulare.

Nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas  në bashkëpunim me njëri-tjetrin vepronin të ndarë në grupe të vogla  dhe shpërndanin lëndë narkotike në zona të ndryshme të Tiranës dhe Kamzës, afër shkollave, lokaleve të natës e ambienteve të tjera të frekuentuara nga të rinjtë.

Po nga hetimet rezulton se pjesëtarët e këtyre grupeve kriminale përdornin mesazhe të koduara dhe kryesisht qarkullonin me automjete të transportit publik për të shmangur kontrollet e befasishme të Policisë.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve  në DVP Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë  e Rrethit Gjyqësor Tiranë vijojnë veprimet hetimore për  dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të përfshirë.

Theksojmë faktin se gjatë 3 muajve të parë të këtij viti janë finalizuar 5 procedime proaktive në bashkëpunim me Prokurorinë, janë  mbi 6 kilogramë kokainë e heroinë dhe rreth 80 kilogramë kanabis, si dhe janë vënë në pranga mbi 20 persona .

Rezultatet e arritura tregojnë angazhimin, përkushtimin dhe vendosmërinë e strukturave  të Hetimit të Narkotikëve në DVP Tiranë për të goditur këtë veprimtari kriminale.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falenderon qytetarët për informacionet e shumta të dhëna për këtë veprimtari kriminale të cilat kanë qenë të rëndësishme për nisjen e hetimeve dhe fton qytetarët që të vazhdojnë të japin akoma më shumë bashkëpunimin me Policinë duke denoncuar çdo rast paligjshmërie në cilëndo fushë që ajo shfaqet, pasi sëbashku ndërtojmë një ambient më të sigurtë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy