
Një sasi e konsiderueshme kokaine është kapur në Portin e Durrësit.
Droga në një kontejner dyshohet se vinte nga Ekuadori.
Sipas korrespondentes së MCN Tv në Durrës, bëhet fjalë për mbi 30 kg në një kontejner me banane.
Kontejneri kishte mbërritur në port tri ditë më parë, ndërkohë që vazhdojnë kontrollet në kontejnerët e tjerë,
Paraprakisht, mësohet se sasi e drogës është kapur gjatë një aksioni të Task-Forcës.
Kjo është e disata herë që në Portin e Durrësit kapen sasi të konsiderueshme kokaine.



