Egjipt, zbulohet një statujë romake me pamjen e një sfinksi

Egjipt, zbulohet një statujë romake me pamjen e një sfinksi

Një mision arkeologjik egjiptian ka zbuluar një statujë gëlqerore, në formën e një sfinksi, fytyra e së cilës përshkruan një perandor romak, me shumë gjasa Claudius-in.

 Koka e skulpturës është e mbuluar nga një nemes, shami e veshur nga sundimtarët e lashtë egjiptianë.

Zbulimi ndodhi në provincën e Qenës, përgjatë rrjedhës së Nilit, në jug të Egjiptit. 

Statuja ishte brenda një ndërtese romake të nxjerrë në dritë gjatë gërmimeve pranë një tempulli, gjithashtu nga epoka romake, kushtuar perëndisë Horus. 

Claudius mbretëroi nga viti 41 deri në vitin 54 pas Krishtit. Ashtu si perandorët e tjerë romakë, ai nuk e vizitoi kurrë Egjiptin, por dihet se duke autorizuar dhe inkurajuar kultin e tij, legjitimoi komandën e tij mbi Nilin dhe rajonet e shkretëtirës së Afrikës së Veriut, duke arritur të ruajë stabilitetin politik të këtyre territoreve.

Në fakt, priftërinjtë egjiptianë i përshkruanin perandorët si faraonë që nga momenti i pushtimit romak, i kryer nga Oktavian Augusti në vitin 31 para Krishtit, pas vdekjes së Kleopatrës, deri në shekullin e katërt pas Krishtit, kur, me vdekjen e Teodosit I, perandoria përfundoi e ndarë midis bijve të tij, Arcadius dhe Honorius, në Perandorinë Romake Lindore dhe Perëndimore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy