Debate te Komisioni i Sigurisë, Noka: Kanë dalë emra që lidhen me Habilajt, apo jo znj. ish-zv.ministre?

Debate te Komisioni i Sigurisë, Noka: Kanë dalë emra që lidhen me Habilajt, apo jo znj. ish-zv.ministre?

Projektbuxheti 2018 është miratuar sot edhe në Komisionin parlamentar të Sigurisë vetëm me votat e maxhorancës. Por mbledhja ashtu si edhe të mëparshmet në komisionet e tjera të Kuvendit është shoqëruar me akuza nga opozita dhe debate.

Gjatë shqiptimit të këtyre akuzave, kryetarja e komisionit Ermonela Felaj i ka prerë fjalën deputetit të PD-së Flamur Noka, duke i tërhequr vëmendjen të mos merrej me kolegët. Por nga ana tjetër Noka ka vijuar akuza, duke thënë se ky është një buxhet i pastrimit të parave të bandave kriminale.

Ai më tej shigjetoi edhe zv.minsitren e Brendshme Elona Gjebrea, emri i sç cilës thuhet se përmendet në dosjen Habilaj.

“Ky është buxheti i krimit, buxheti i Habilajve.. Kanë dalë emrat konkretë.. Apo jo zonja ish Zv. Ministre?”, iu drejtua deputeti i PD Flamur Noka.

Teksa ajo ia ktheu: Çfarë do me thënë me ketë ti?? Nuk më intimidon dot mua..

DEBATET
Ermonela Felaj: Nuk mund të merresh me kolegët. Këtu jemi deputetë. Maxhorancë-opozitë jemi të barabartë.

Flamur Noka: Mos më ndërpre, dëgjo. Ky është buxheti i një ngrehine kriminale e quajtur Ministria e Brendshme, është buxheti i aeroporteve dhe avionëve të drogës së Ministrisë së Mbrojtjes. Merruni me pastrimin e parave se aty do ju vijë fundit. Ky buxhet është buxhet i pastrimit të parave të Habilajve, dhe gjithë bandës kriminale të quajtur qeveri. Ndaj kjo opozitë nuk e voton. Nuk do të ketë shanse më që kjo maxhorancë të merret me buxhetin. Qytetarët nuk do ta pranojnë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy