Përqindja e të infektuarve me koronavirus që vdesin nga COVID-19 po bie në shumicën e shteteve, një shenjë se beteja kundër virusit po hyn në një fazë të re.
Në të gjithë vendin, vdekshmëria ka rënë prej javësh, dhe në disa shtete prej muajsh. Ky është një tregues shpresëdhënës, por ekspertët gjithashtu janë të stresuar nga e panjohura e këtij virusi.
Ata mendojnë se shkak i rënies së vdekshmërisë është fakti se tani po infektohen më shumë të rinjtë, të cilët janë më pak të prirur të tregojnë kujdes.
Në Arizona, rreth 5 përqind e atyre që testuan pozitiv me koronavirus deri në fund të majit ndërruan jetë. Ndërkohë shkalla e vdekshmërisë së rasteve tani është sa rreth gjysma. Në Kaliforni, norma qëndroi në 4 përqind në fund të majit dhe tani është 1.6 përqind. Në prill, 7.5 përqind e atyre që testuan pozitiv në Minesota ndërruan jetë, një normë që ka rënë në 2.7 përqind, sipas analizës së të dhënave të shtetit nga Hill.
Ekspertët e shëndetit treguan disa arsye për rënien: Mjekët po mësojnë për metoda më të mira të trajtimit të atyre që janë të sëmurë. Ata që kontraktojnë virusin tani kanë më shumë të ngjarë të jenë më të rinj, sesa të moshuarit që kanë më shumë rrezik për të vdekur. Dhe testimi më i përhapur është identifikimi i rasteve midis atyre që tregojnë pak ose aspak simptoma.
"Unë mendoj se jemi duke u bërë më të mirë në trajtimin e COVID-19. Përvoja që është fituar gjatë disa muajve të fundit nga ata individë që kanë punuar me vendosmëri dhe energji të pabesueshm për të shpëtuar sa më shumë jetë", është shprehur në një intervistë për The Hill, Francis Collins, drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë në Arizona. "Tani pacientët mbahen larg ventilatorëve dhe shtrohen vetëm nëse vërtet është e domosdoshme”.
Në ditët e para të pandemisë, pasi repartet spitalore të mbushura në vende si New York dhe New Jersey, mjekët dhe infermierët e stërholluar vunë mijëra pacientë në ventilatorë. Një përqindje e madhe e atyre njerëzve nuk dolën kurrë nga ventilatorët.
Tani, thanë disa mjekë, më pak pacientë janë duke u intubuar, dhe pacientët më të sëmurë po trajtohen me ilaçe si remdesivir dhe dexamethasone, trajtime që mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut të vdekjes.
Ndërsa shtetet raportojnë një numër më të vogël të rasteve në mesin e të moshuarve, numri i rasteve në mesin e të rinjve është rritur në mënyrë dramatike. Mosha mesatare e një pacienti me koronavirus është shkurtuar në gjysmë në disa shtete.
"Njerëzit e rinj kanë tendencë ta trajtojnë më mirë këtë virus, prandaj po shohim që nivelet e vdekjeve dhe niveli i shtrimit në spital zbriten", tha Scott Lindquist, epidemiologu i shtetit në Uashington për sëmundje ngjitëse. Megjithatë, ai tha, "Është shqetësuese që ne po shohim një rritje të grupmoshës më të re."
Zyrtarët shëndetësorë janë të brengosur se një normë në rënie e vdekjes do të sigurojë një ndjenjë të rremë të sigurisë në lidhje me një sëmundje që mund të shkaktojë dëme të konsiderueshme në zemër, mushkëri dhe organe të tjera.



