
Shefja e misionit të vëzhguesve të OSBE/ODIHR, Audrey Glover u sot me liderin e opozitës Sali Berisha në selinë blu.
Takimi vjen në një kohë kur jemi në ditët e para të fushatës në kuadër të zgjedhjeve lokale të 14 majit.
Më herët paraditen e sotme Glover u takua me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Kujtojmë që Glover është një veterane në monitorimin e zgjedhjeve në Shqipëri.
Ajo ka drejtuar për herë të parë të parë misionin e vëzhgimit në zgjedhjet e vitit 1996, ku u përplas me Sali Berishën.
Megjithatë duket se paqja është rikthyer mes Glover dhe Berishës.
Më herët në një konferencë për mediat, Berisha tha se: “Nuk ka as dashuri, as armiqësi të përjetshme”, duke iu referuar raportit me Glover.
Vlen për t'u theksuar që me takimin e sotëm OSBE/ ODIHR njeh Sali Berishën si faktor politik në vend.



