Ndahet nga jeta Presidenti i Namibisë

Ndahet nga jeta Presidenti i Namibisë

Presidenti i Namibisë, Hage Geingob, u nda nga jeta mëngjesin e sotëm në një spital në Windhoek. Ai ishte 82 vjeç.

Këtë e ka bërë të ditur zyra e Presidencës përmes një shënimi të publikuar në rrjetet sociale.

“Me pikëllim dhe keqardhje të madhe ju njoftoj se i dashuri ynë ishte në trajtim”, lexohet në deklaratën e nënshkruar nga presidenti i përkohshëm Nangolo Mbumba.

Lideri 82-vjeçar ishte diagnostikuar me kancer dhe zbuloi diagnozën e tij për publikun muajin e kaluar.

Zyra e tij njoftoi se ai do të udhëtonte në SHBA për trajtim, por do të kthehej në Namibi më 2 shkurt.

Geingob u bë President në vitin 2015 dhe po kryente mandatin e tij të dytë dhe të fundit në detyrë.

Ai iu nënshtrua një operacioni të aortës vitin e kaluar dhe në vitin 2014 zbuloi se i kishte mbijetuar kancerit të prostatës.

Namibia do të mbajë zgjedhje presidenciale dhe parlamentare në nëntor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy