Habi Hoxha: Media një pasion që në vegjëli, 16 vjeçe kam dhënë edicionin e parë të lajmeve

Habi Hoxha: Media një pasion që në vegjëli, 16 vjeçe kam dhënë edicionin e parë të lajmeve

Hoxha e ftuar në Zgjohu me MCN ka rrëfyer për fillesat e saj si spikere lajmesh edhe pse studimet i ka përfunduar për Gjuhë-Letërsi.

Ajo shprehet se formimet e para i ka marrë qëkur ishte 10 vjeçe dhe u bë pjesë e Kripmjaltëzave, ndërsa edicionin e parë të lajmeve e ka prezantuar në moshën 16 vjeçe në një nga televizionet lokalet në Durrës.

Habi prej tri vitesh tashmë është spikere në MCN TV ku tregon dhe për sfidat e raportimit të lajmeve.

Drupal Ad

 

 

 

Lajmet janë pak të vështira sepse është ndryshe nga emisionet, duhet të jemi konciz dhe duhet të kalosh nga një gjendje emocionale në tjetrën. Përqendrimi duhet të jetë shumë i lartë. E kam nisur karrierën në Durrës te Adrianet, kam qenë vetëm 16 vjeçe kur kam dhënë edicionin e parë.

Ka nisur shumë herët me një angazhim që e vogël, dhe ka qenë babai ai që kishte parë kurset te kripemjaltëzat, dhe aty filloi ku mora formimet e para. Pata një eksperiencë te Vizion Plus ku kisha një rubrikë timen, pastaj pas këtyre eksperiencave vete te tv lokal në Durrës dhe kërkova të drejtoja edicionin e lajmeve dhe nisa me atë të orës 13:00 të drekës.

Rroga ime e parë ka qenë vetëm 120 mijë lekë të vjetra, edhe pse pagë e vogël, mua më mbushte dhe ishte njëlloj starti. Kam qëndruar aty mbi 1 vit dhe pastaj nisa studimet në Tiranë për gjuhë letërsi. Kam pasur një periudhë të vështirë në periudhën e Covid që kam pasur babin të sëmurë dhe më duhej të mblidhja forcat dhe të isha në punë e përqendruar.

Më tej ajo flet dhe për ardhjen në jetë të djalit të saj Teo për të cilin thotë se i ka mbushur shpirtin.

Ndryshimet më të mëdha më kanë ndodhur kur ka ardhur në jetë djali im Teo. Deri 8 muajshe shtatzënë kam qenë në punë duyke dhënë lajmet. Jeta ime ka ndryshuar vetëm në aspektin emocional më ka mbushur shpirtin.

Kam qëndruar vetëm 3 muaj me Teon dhe pastaj jam kthyer sërish në punë. Besi, partneri im më ndihmon shumë, natën e mban ai më shumë, pjesën tjetër unë. Besi më ka ndihmuar shumë dhe ka qenë suporti im maksimal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy