
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, thotë se mundësitë për arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë janë shumë të vogla.
Në fjalën e tij në Konferencën e Ambasadorëve, Thaçi u shpreh se marrëveshja me Serbinë do të ketë kuptim vetëm nëse Serbia e njeh Kosovën si shtet.
“Marrëveshja do të ketë kuptim vetëm nëse ndodh njohja reciproke dhe heqja e të gjitha pengesave të anëtarësimit të Kosovës në OKB”, është shprehur presidenti Thaçi.
Ndërsa në lidhje me idenë e korrigjimit të kufijve, kreu i shtetit të Kosovës tha se nuk do të ketë shkëmbim territoresh.
“Kosova nuk ka kuptim pa Mitrovicë dhe Gazivodë. Nuk do të ketë ndarje, nuk do të ketë shkëmbim dhe nuk do të ketë republika srpska”, ka shtuar Thaçi.
Në një seancë të thirrur sot nga opozita në Parlament pritet miratimi i një rezolute që ia ndalon Thaçit të paraqesë në Bruksel çështjen e kufijve të Kosovës.



