Koreja e Veriut refuzon propozimin e Koresë së Jugut për denuklearizim: Plan provokues

Koreja e Veriut refuzon propozimin e Koresë së Jugut për denuklearizim: Plan provokues

Motra e liderit të Koresë së Veriut Kim Jong-un hodhi poshtë ofertën e Koresë së Jugut për ndihmë financiare në këmbim të denuklearizimit, duke e quajtur atë një “plan provokues”.

Presidenti i Koresë së Jugut, Yun Suk-gil propozoi këtë javë një plan për të ndihmuar Phenianin në sektorët e ushqimit, energjisë dhe infrastrukturës me kusht që të braktisë programin e tij të zhvillimit të armëve bërthamore.

Analistët menduan se kishte pak shanse që Koreja e Veriut ta pranonte propozimin, të paraqitur për herë të parë nga Yun në muajin maj, në fjalimin e tij të inaugurimit, pasi Pheniani ka deklaruar prej kohësh se nuk do ta pranonte një propozim të tillë.

Do të ishte më mirë që të mbante gojën mbyllur në vend që të fliste marrëzi, pasi ai nuk kishte asgjë më të mirë për të thënë.

Kështu deklaroi motra e Kim Jong-un, Kim Yo-yong në një deklaratë të transmetuar nga agjencia e lajmeve KCNA e Koresë së Veriut.

Kur mendojmë se plani për të hyrë në një ‘partneritet ekonomik’ kundër nderit tonë, shpresa dhe plani i madh i Yun, kuptojmë se ai është vërtet naiv dhe budalla. Është e qartë se ne nuk do të ulemi përballë tij.

Zyra e Presidentit të Koresë së Jugut shprehu “zhgënjim të thellë” për komentet “fyese” të Kim Yo Jong, por shtoi se propozimi i Seulit qëndron ende.

Ky qëndrim i Koresë së Veriut nuk kontribuon në paqen apo prosperitetin e gadishullit Korean, dhe as për të ardhmen e saj. Një gjë e tillë vetëm e rrit izolimin e saj në skenën ndërkombëtare.

Javën e kaluar, Pheniani kërcënoi se do të “hakmerret” kundër Seulit, të cilin e konsideron përgjegjës për shpërthimin e fundit të Covid-19 në vendin e tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy