Ambasadori i SHBA-ve, Donald Lu, i është rikthyer sërish çështjes së Emiliano Shullazit dhe nevojës për reformimin e plotë të sistemit të drejtësisë. Gjatë aktivitetit të organizuar për 20-vjetorin e Shkollës së Magjistraturës, tha se në Shqipëri enden të lirë shumë si Shullazi e Klement Balili.
“Lufta kunder krimit te organizuar; derisa peshqit e medhenj te futen ne burg kanabisi do kthehet serish. Kater klane kryesore drejtojnë 20 familje kriminale shqiptare qe dominojnë aktivitetet kriminale. Emiljano Shullazi është një nga këta grupe kriminale. Lulzim Berisha, u lirua gabimisht. Klement Balili i shpëtoi drejtësisë për 18 muaj. Ka shumë Shullazë, Lul Berisha e Klement Balili në Shqipëri”, tha ai.



