Agresiviteti nuk është asnjëherë spontan, nëse ka skenar dhune ata janë të parashikuar është një grup i caktuar njerëzish që rrinë në vijnë e parë të fronit siç ishte 21 Janari.
Nuk ka predispozicion dhune nga njerëzit, ajo do të ndodhë vetëm në e PD e ka përfshirë në ndonjë skenar.
Kështu tha gazetari Mentor Kikia nga studio e MCN Live, duke folur për protestën e opozitës në të njëjtën ditë kur Gjykata e Apelit pritet të vendosë se cilës pjesë të partisë do t’i kalojë vula e Partisë Demokratike.
Ai tha se partinë e Ilir Metës nuk e shohin të përfaqësuar apo identifikuar në turmë.
Kur njerëzit nuk dalin në protestë për dyfishimin e çmimit të patentës, për çmimet, nuk mund të dalin për McGongigal.
I pyetur se kush e fiton vulën e Partisë Demokratike ditën e sotme, tha se nga ana proceduriale nuk e di se kush ka të drejtë me letra.
Referuar realitetit politik, PD është ajo që përfaqëson zoti Berisha.
Historia e vulës duhet të marrë fund dhe gjykata duhet të marrë vendim, që të mos marrë zvarrë opozitën në mënyrë që të mos futet në zgjedhje.



